Opoja.net
Meka Mish

Pacolli: Vuçiq po luan rolin e molerit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi duhet ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhet të ndalët me retorikat agresive ndaj Kosovës.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, gjithashtu, duke iu adresuar presidentit serb, e porosit: “E për “gëlqerosje… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!”

Postimi i plotë i Pacollit:

“Presidenti i Sërbisë, Vuçiqi duhët ta kuptojë se Serbia nuk mund të bëhet pyke në marrëdhëniet strategjike dhe të përhershme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe duhët të ndalët me retorikat agresive ndaj Kosovës. Zotri Vuçiqi e din fare mirë se në bisedime shkohet me platformë të qartë.

Serbia nuk duhët të luhatet e kurthuruar në lojën e saj mes lindjës dhe perëndimit por duhët të ketë një platformë për bisedimet e ardheshme.

E siguroj Vuciqin që asnjë paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk mund të ndërtohet pa gjykimin e krimeve, prandaj në funksion të kësaj duhet të ketë një Gjykatë e cila do të merrej me përgjegjësinë kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rajoni duhet të pastrohet nga krimi dhe kriminelët që shëtisin të lirë gjithandej në Serbi e rajon.

Në anën tjetër, Presidenti Vuciq nuk ka pse të brengosët për komunitetin serb që jeton në Kosovë, sepse nuk ka komunitet në botë, që gëzon të drejta dhe siguri në nivelin që kanë qytetarët serb në Republikën e Kosovës.

E për “gëlqerosje”… si theksoi ai, e ftoj që mos të luaj rolin e molerit në lojën lindje-perëndim, por të kthehet në tavolinë të dialogut ku po ju presim… me platformë!!”(sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Al Jazeera: Vuçiq po e përdor Kosovën si karrem për opozitën në Serbi

Opoja.net

Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Opoja.net

Fundjava në Kosovë me mot të ndryshueshëm

Opoja.net

Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Opoja.net

Haradinaj takon Jahjagën, flasin për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë

Opoja.net

Rritet bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës dhe asaj gjermane

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net