Opoja.net

Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Sport
Pandemia lë me pasoja Barcelonën, 100 milionë euro humbje

Pandemia prish planet e Barcelonës, 100 milionë euro humbje.

Buxheti i Barcelonës për sezonin 2019/0 ishte 1.047 miliardë euro.

Pavarësisht se ishte një shifër e që nuk ishte parë kurrë në botën e sportit, Barça jo vetëm që ishte në rrugën e duhur për ta përmbushur atë, por pretendonte të arrinte 1.1 miliardë të ardhura. Në fakt, ky ishte projeksioni i vitit. Dhe pastaj erdhi virusi.

Tre muaj e gjysmë me dyqanet dhe Muzeun të mbyllur, pa turistë për “Tour Experience”, pa të ardhurat e siguruara nga qiratë në mitikun “Camp Nou” dhe, çfarë është edhe më e keqja, 6 ndeshje pa tifozë në stadium, të ardhurat kanë rënë në mënyrë drastike.

Ulja 12% e pagës së futbollistëve ka qenë një ndihmë e madhe për të ndaluar humbjet. Shitja e fundit e Arthur Melos për 80 milionë dhe fitimi i gjyqit ndaj Neymarit e lejon Barçën ta mbyllë sezonin me rreth 100 milionë euro humbje.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net