Opoja.net

Paralajmërimi i BQK-së: Do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind

Kosova
Paralajmërimi i BQK-së: Do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind

Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës po përcjellin zhvillimet lidhur me pandeminë në vend.

Këtë e ka thënë Guvernatori Fehmi Mehmeti në një konferencë për media, duke theksuar se sektori bankar është stabil, likuid dhe me afarizëm pozitiv.

“Rëndësi të veçantë u kushtojmë kontrollit të brendshëm që ka për qëllim eliminimin e humbjeve. Raportimi gjendjes që parasë e gatshme në BKQ është pasqyruar saktë, i drejtë dhe në kohë. Kjo dëshmon për sistemin efektiv të kontrolleve të brendshme në BQK duke zvogëluar mundësinë e mashtrimeve dhe gabimeve të ndryshme”, është shprehur Mehmeti.

Ai ka thënë se si institucion kanë parashikuar rënies ekonomike që do ta pësojë vendi si pasojë e pandemisë.

“7.2 përqind parashihet rënia ekonomike sipas BKQ-së. Shkaktarë mbrapa rënies janë me masat e ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së virusit të COVID-19. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesës agregate është rënia e vizitave nga diaspora”.

Mehmeti ka thënë se dërgesat nga diaspora këtë vit kanë shënuar rritje.

“643 milionë janë në këtë vit, kurse në vitin e kaluar remitancat kanë qenë 608.6 milionë euro”.

The post Paralajmërimi i BQK-së: Do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind appeared first on FaktePlus.

Hoti: T’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat për të mbrojtur gruan

Opoja.net

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net