Opoja.net

Paralajmërimi i Ramadanit: Kemi hyrë në një etapë të rrezikshme, rrini në shtëpi

Kosova
Paralajmërimi i Ramadanit: Kemi hyrë në një etapë të rrezikshme, rrini në shtëpi

Naser Ramadani, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mundet me sa më pak pasoja pandemia e Covid-19.

“Situata epidemiologjike deri më sot paraqitet në kontroll duke pasur parasysh se tashmë kemi 145 raste pozitive nga 1963 raste të testuara”, tha Ramadani.“Kemi hyrë në një etapë të re në të cilën ne po bëjmë përpjekje që të ndalim numrin e rasteve pozitive, që të trajtohen sa më shumë individë që paraqiten në Klinikën Infektive dhe të ketë sa më pak viktima”, theksoi Ramadani në një intervistë të televizionin publik të Kosovës.

“Duke pasur parasysh shpërthimet epidemike dhe pandemike në botë, ne në Kosovë kemi hyrë tashmë në një etapë tjetër, tre javëshe që mund të jetë tepër e rrezikshme andaj edhe masat të cilat i kemi marrë ne me kohë dhe të cilat po zbatohen dhe disa të tjera të cilat duhet edhe të shtohen në vazhdim do të jenë të mundshme të parandalojmë sëmundjen duke pasur parasysh këtu kontributin e madh të qytetarëve dhe të çdo individi të Republikës së Kosovës”, tha ai.Sipas Ramadanit numri i testeve të kryera është i mjaftueshëm.“Testet janë të mjaftueshme krahas indikacioneve epidemiologjike”, përfundoi Ramadani.

Loading...

Mos i humb

Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

Opoja.net

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net