Paralajmërojnë gjermanët: Vaksina anti-Covid në vjeshtë

Rajoni
Paralajmërojnë gjermanët: Vaksina anti-Covid në vjeshtë

Gjermanët kanë paralajmëruar vaksinën anti-Covid në vjeshtë.

Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë.

“Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë.

“Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e këtij Instituti.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.

Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

Dosja FinCEN: Gjithçka që duhet të dini për rrjedhjen e këtyre dokumenteve 

Opoja.net

Ky shtet është kundër vaksinimit të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare

Opoja.net

Çfarë e tërhoqi investitorin holandez të investonte në Kosovë?

Opoja.net

Boehler: Epokë e re në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Serbisë

Opoja.net

Këmbëngulja e SHBA-së, kontrast i BE-së 

Opoja.net

Si duhet të reagojnë shkollat në rast të përhapjes së koronavirusit?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net