Opoja.net

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Pas borës, bujqit i kthehen punës në vreshta

Fermerët e Rahovecit të dëmtuar nga pandemia shpresojnë që ky vit të jetë më i mirë.

Secilën fije e ka lidhur fort për shtylle.

Është fillimi i pranverës, dhe kujdesi ndaj rrushit duhet të nis qysh tash.

Bujqit në Rahovec bëhet gati herët në mënyrë që vera të sjell të mira për ta.

Taulant Demi, është njëri prej tyre që merret me vreshtari dhe tregon për përkushtimin që ka për punën, ndonëse ajo nuk është e lehtë.

Edhe pse moti nuk I morri ashtu siç deshi, Demi pret rendiment të larta.

Megjithatë punën që I duhet të kryej në këta 6 hektarë të mbjella ai e bënë edhe me ndihmën e punëtorëve.

Ndërkohë gjithçka që vjelët në vjeshtë, shkon në fabrikën e venës që e menaxhon Florim Shulina.

Aty vena e cila prodhohet ruhet me kujdes të veçantë.

Shulina tregon procesin se si ky produkt përpunohet.

Edhe pse depoja e kësaj fabike nuk ishte e mbushur tërësisht pasi që atu u shitën , Shuluina thotë se shkaku i pandemisë kanë pasur dëme në biznes.

Megjithatë fermerët e Rahovecit shpresojnë se pandemia të kaloj dhe të I kthehen bizneseve ashtu siç ishin më parë.

Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë

Opoja.net

Për tre muaj, u eksportuan 126 milionë euro produkte nga Kosova

Merlinda Guraj

ASK: Shënon rritje tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve e duhanit

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net