Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Sport
Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen pas eliminimit nga Champions.

Zizu do të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit pas spekulimeve se eliminimi nga Champions League mund t’i kushtojë teknikut francez. Kur u pyet për të ardhmen, ai tha se tani është koha për të pushuar dhe për t’u kthyer për të bërë një sezon të madh, një konfirmim se do të vazhdojë të jetë në stolin e Los Blancos.

Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Manchester City me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Por, ky eliminim nuk e lëkund aspak karrigen e Zinedine Zidane, i cili në vitin 2020 ka fituar dy trofe; Superkupën e Spanjës dhe La Ligën.

Ai konfirmoi se do të vazhdojë të jetë në stolin e Los Blancos, pas spekulimeve se eliminimi nga Champions League mund t’i kushtojë teknikut francez.

“E ardhmja? Unë jam trajner i Real Madridit. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi që të bëjmë një sezon të madh”, deklaroi Zizu.

Prishtina e Ballkani e nisin me fitore bindëse Superligën e Kosovës

Fari Kolloni

Paraqitjet e mira sezonin e fundit, Milan me super shpërblim për Calhanoglun

Fari Kolloni

Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Fari Kolloni

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Fari Kolloni

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net