Opoja.net

Pas humbjes nga Bologna, Conte kaloi një orë në zhveshtore me lojtarët e Interit

Sport
Pas humbjes nga Bologna, Conte kaloi një orë në zhveshtore me lojtarët e Interit

Conte kaloi një orë në zhveshtore pas humbjes nga Bologna: Duhet ta dëshmojmë se e kemi vendin te Interi.

Antonio Conte është hidhëruar aq shumë me humbjen e Interit në shtëpi nga Bologna, saqë ka vënë në dyshim nëse skuadra e ka trajnerin dhe lojtarët e duhur për projektin fitues.

Nerazzurrët kaluan të parët në epërsi, mirëpo më vonë rezultati u përmbys dhe e humbën ndeshjen.

“Është e qartë se çfarë ndodhi, prandaj nuk ka shumëçka për të thënë”, ka deklaruar Conte pas ndeshjes, ndërsa kishte kaluar më shumë se një orë në zhveshtore së bashku me drejtorin Giuseppe Marotta.

“Të gjithë duhet ta ndajmë përgjegjësinë, në radhë të parë unë si trajner, pastaj futbollistët që dalin në fushë. Mendoj se ia dhuruam ndeshjen Bolognas dhe nuk është hera e parë. Po ndodh shpesh, si gjatë sezonit të rregullt, si pas rifillimit”.

“Gjëja e vetme që mund të them është se nga tani e deri në fund të sezonit, secili nga, duke më përfshirë edhe mua, duhet të dëshmojmë se e kemi vendin te Interi. Kjo është e vërteta për trajnerin dhe lojtarët”, ka deklaruar Conte në konferencën për shtyp.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net