Opoja.net

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Teknologji
Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Kriptovaluta Libra duket se është e destinuar që të dështojë, ende pa u krijuar.

Pas PayPal një javë më parë, e më pas Ebay, Stripe, Mercado Pago, Tani edhe Visa e MasterCcard kanë braktisur tërësisht projektin për të krijuar një monedhë dixhitale botërore.

Eksodi i fundit e ka lënë Libran të vetme dhe pa asnjë partner ndër kompanitë e pagesave. Partnerët e vetëm të mbetur të kompanisë janë Lyft dhe Vodafone, por që nuk janë të specializuara në pagesa.

“Visa ka vendosur që mos të bashkohet Libra-s kësaj here”, thuhet në njoftimin e gjigantit të pagesave.

Kreu i projektit të Libras, pranon se në terma afat-gjatë ky nuk është aspak një lajm i mirë.

“Ne jemi të fokusuar të shkojmë përpara”, nënvizon ai.

Facebook parashikon që të lëshojnë kriptovalutën në muajin qershor të vitit të ardhshëm në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë, të cilët për momentin duket se janë tkurrur ndjeshëm.

Gjatë muajit të kaluar, Franca dhe Gjermania kërkuan të ndalojnë Libran së operuari në Evropë.

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell ndërkohë, deklaroi se Libra nuk mund të jetë një realitet pa u adresuar çështjet serioze të sigurisë që lidhen me të.

Vendimi i kompanive si Visa, MasterCard apo Stripe për t’u tërhequr nga projekti duket se lidhet me lobimin e fuqishëm të disa senatorëve amerikanë. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Facebook ofron sistemin e pagesave ‘Facebook Pay’

Opoja.net

Facebook korrigjon gabimin që automatikisht ndez kamerën

Opoja.net

Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Opoja.net

Një mjet i vogël satelitor ju lejon të dërgoni mesazhe, pa rrjet celular apo të internetit

Opoja.net

Tani edhe zyrtarisht,Kina punon në teknologjinë 6G

Opoja.net

Adobe lansoi më në fund aplikacionin Photoshop për iPad

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net