Patrollime nga Policia e Kosovës në Karaçevë, ku u panë xhandarmëria serbe

Kosova
Patrollime nga Policia e Kosovës në Karaçevë, ku u panë xhandarmëria serbe

Policia e Kosovës duke patrulluar në Karaçevë, ku u panë xhandarmëria serbe.

Pamjet e reja ku shiheshin xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, sërish kanë tronditur dhe shqetësuar opinionin, veçmas banorët e fshatit Karaçevë.

Madje pamjet, që ngjanin si ato të filmave aksion, qarkulluan në media e rrjete sociale, ku s’munguan as reagime të shumta nga politikanë e liderë partiak.

E, sot nga i njëjti vend, vijnë pamje të tjera. Në të njëjtën pjesë ku kaluan xhandarmëria serbe, tani po patrullojnë forca të Policisë së Kosovës, shkruan indeksonline.

Kujtojmë që edhe kryeministri Avdullah Hoti pati reaguar, duke thënë se “Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”.

Madje i njëjti pati potencuar se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net

​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Opoja.net

‘Dora e shtetit’ pritet të zbres edhe në Veri të Kosovës, paralajmërohen bizneset

Opoja.net

Zëvendëskryeministri Selmanaj reagon pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë

Opoja.net

Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Karaçevë, 17 policë të prangosur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net