Opoja.net

Pavarësisht mjegullës, s’ka vonesa në fluturimet e planifikuara në Aeroportin e Prishtinës

Kosova

Mjegulla që po mbizotëron këto ditë në vendin tonë, nuk ka ndikuar që fluturimet e planifikuara për në Kosovë dhe jashtë saj, të anulohen apo shtyhen.

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në një postim në Facebook ka shkruar se deri tani janë realizuar katër operimet e para, transmeton Indeksonline.

Sipas Hysenit, në tri ditët e ardhshme pritet që nga aeroporti të marrin shërbime rreth 30 mijë udhëtarë.

Më poshtë postimi i Hysenit:

Aeroporti “Adem Jashari”, 21 dhjetor 2018

Deri më tani janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje.

Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim!

Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona.

Dje shërbyem 5,000 udhëtarë, sot, nesër e pasnesër presim edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve. /Indeksonline/

Loading...

Mos i humb

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 57 të tjerë

Opoja.net

Rritet çmimi i naftës

Opoja.net

42 anëtarë të Parlamentit Evropian letër Macronit, i kërkonë heqjen e vizave për Kosovën

Opoja.net

Masat anti Covid-19, Lutfi Haziri godet Hotin dhe Zemajn

Opoja.net

Rreth 40 për qind e mjeteve nga Pakoja Emergjente janë keqpërdorur

Opoja.net

Shteti gjerman nuk i njeh testet për coronavirus që bëhen në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net