Opoja.net

PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra

Teknologji

Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook për të ndërtuar kriptovalutën, duke e bërë atë anëtarin e parë që del nga grupi.

PayPal tha që do të heqë dorë nga çdo pjesëmarrje e mëtejshme në grup dhe në vend të kësaj do të përqendrohej në bizneset e saj kryesore.

“Ne mbetemi mbështetës të aspiratave të Libras dhe shpresojmë që të vazhdojmë dialogun mbi mënyrat për të punuar së bashku në të ardhmen”, tha PayPal në një deklaratë.

Si përgjigje, Libra Association me qendër në Gjenevë tha se ishte në dijeni të sfidave që priten në përpjekjet e saj për të “rikonfiguruar” sistemin financiar.

Facebook njoftoi planet për të lëshuar në përdorim Libran në muajin qershor të vitit 2020 në partneritet me anëtarët e tjerë të saj, por projekti shpejt u fut në telashe me rregullatorët skeptikë në të gjithë botën.

Po ashtu, Visa, MasterCard dhe partnerë të tjerë financiarë janë duke shqyrtuar tërheqjen nga projekti për kriptovalutën Libra. /Telegrafi/

Mos i humb

Fjalëkalimet e shumta që keni mund t’ju menaxhojnë falas aplikacionet më të mira të këtij viti

Opoja.net

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Opoja.net

YouTube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Opoja.net

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Opoja.net

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Opoja.net

Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net