Opoja.net

Për një vit, iniciohen rreth 800 raste për euro të falsifikuara

Kosova

Jo rrallë herë ndodh që qytetarët e Kosovës të hasin në euro të falsifikuara.

Policia ka përgjegjësi që këto para të falsifikuara të hetojë dhe konfiskojë duke u bazuar në kodin penal që parashihet për rastet e kësaj natyre.

Për një vit, Policia ka iniciuar afër 800 raste të tilla.

“Policia e Kosovës, mbështetur ne Kodin Penal, neni 302 Falsifikim i parave, inicion, konfiskon, heton rastet e kësaj natyre. Parat e tilla ekzaminohen dhe varësisht nga vendimet e organeve te drejtësisë policia zbaton ato vendime. Sa i përket shifrave, ua përcjellim te dhënat se gjate vitit 2017 janë iniciuar 788 raste te tilla”, thuhet në përgjigjen e policisë për indeksonline.

Ndërsa, për vitin 2018 deri në këtë muaj janë iniciuar 268 raste.

“Kurse gjate gjashtëmujorit të parë te këtij viti janë iniciuar 268 raste”, thuhet tutje në përgjigjën e tyre.

Ata nuk kanë treguar se sa është shuma e këtyre eurove, përkatësisht këtyre rasteve të iniciuara.

Një rast së fundmi, një zyrtare e një banke në kryeqytet ka raportuar 400 euro të falsifikuara në Prishtinë.

Këso raste ndodhin jo rrallë nëpër bankat komerciale, të cilat gjatë numërimit të tyre identifikojnë euro false.

Loading...

Mos i humb

Edhe 3 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 57 të tjerë

Opoja.net

Rritet çmimi i naftës

Opoja.net

42 anëtarë të Parlamentit Evropian letër Macronit, i kërkonë heqjen e vizave për Kosovën

Opoja.net

Masat anti Covid-19, Lutfi Haziri godet Hotin dhe Zemajn

Opoja.net

Rreth 40 për qind e mjeteve nga Pakoja Emergjente janë keqpërdorur

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net