Për një vit kryetari Shabani u ‘pasurua’ edhe me një mëditje (Foto)

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Agjencia Kundër Korrupsionit ditë më parë ka publikuar pasuritë e zyrtarëve publikë, të deklaruara për vitin 2019. Në mesin e zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë edhe kryetari i Komunës, asambleistët dhe funksionarë të tjerë nga Komuna e Dragashit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, para një viti në AKK kishte deklaruar shtëpi dhe tokë të trashëguar me vlerë prej 42 mijë euro, si dhe pagën mujore 1 mijë e 278 euro, që merr si kryetar i Komunës.

Sipas regjistrit ku kryetari Shabani ka deklaruar pasurinë për këtë vit, përveç asaj që kishte deklaruar nga viti paraprak, të parit të Komunës së Dragashit i është shtuar edhe një mëditje me vlerë 300 euro, të cilën kryetari ka deklaruar se e merr nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, duke mos dhënë detaje të tjera më të hollësishme./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-