Opoja.net

Për Ronaldon s’ka pushim

Sport
Për Ronaldon s’ka pushim

S’ka pushim për Ronaldon, udhëton me skuadrën e Juventusit.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka vendosur ta marrë me vete Cristiano Ronaldon për udhëtimin e sotshme në Sardinia, ku ylli portugez do të shoqërohet edhe nga tetë lojtarë të rinj.

Zonja e Vjetër e siguroi titullin e nëntë radhazi të Serisë A të dielën dhe pritej të bënin ndryshime të mëdha në skuadër për ndeshjen e së mërkurës kundër Cagliarit, transmeton Gazeta Express.
Mediumet italiane raportuan të martën se Ronaldo, i cili për momentin është tre gola prapa Ciro Immobile të Lazios në garën për Këpucën e Artë, do ta merrte pushim dhe do të qëndronte në Torino këtë javë.

Megjithatë, 35-vjeçari është në mesin e skuadrës së Juventusit që ka udhëtuar për ndeshjen e fundit si mysafir për këtë sezon të Serisë A.

Përderisa Ronaldo udhëtoi me skuadër, në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje mungojnë shumë të tjerë, si Danilo, Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt, Mattia De Sciglio, Sami Khedira, Douglas Costa dhe Paulo Dybala.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen kundër Cagliarit: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Demiral, Coccolo, Wesley, Frabotta; Pjanic, Matuidi, Bentancur, Muratore, Peeters; Ronaldo, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri, Vrioni, Zanimacchia.

Pasi që ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Lyonnais do të zhvillohet në fillim të gushtit, Sarri mund të mos e përfshijë në formacion të parë as Ronaldon, përkundër që ai udhëtoi me skuadër.

Loading...

Mos i humb

Bayern – Chelsea, shënohet një super-gol në këtë ndeshje

Fari Kolloni

Pirlo trajner i Juventusit?

Fari Kolloni

Milan dhe Fiorentina po e bëjnë shkëmbimin e madh

Fari Kolloni

Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Fari Kolloni

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net