Opoja.net

Përballje dramatike, Ponte Prizreni triumfon ndaj Rahovecit

Sport
Përballje dramatike, Ponte Prizreni triumfon ndaj Rahovecit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 92:88 (29:19, 18:20, 18:24, 27:25) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund, derisa në fund fituan vendasit me katër pikë dallim.

Prizreni e nisi ndeshjen mirë, duke fituar çerekun e parë 29:19, derisa lojë më e barabartë ishte në periudhën e dytë, që e fituan mysafirët 18:20.

Rahoveci ishte më i mirë edhe në periodën e tretë 18:24, duke e bërë ndeshjen më interesante deri në çastet e fundit, ku mysafirët afruan rezultatin në 90:88, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi me shifrat 92:88.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime, Ty Nichols me 22 pikë e pesë kërcime dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 19 kërcime, derisa te Rahoveci u dallua dyshja Darell Davis me 27 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, si dhe Joshua McFolley me 27 pikë.

Ponte Prizreni tani ka nëntë fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 11 fitore dhe katër humbje.

Loading...

Mos i humb

Zyrtare: Ylli i Real Madridit tashmë lojtar i Interit

Fari Kolloni

Conte ja rrëmben dy yje Cheleas

Fari Kolloni

Ylli i madh arrin në Mynih për testet mjekësore te Bayern

Fari Kolloni

Lojtari nga Kosova shënon gol të bukur për Bayern Munich II

Fari Kolloni

Guardiola konfirmon largimin e yllit të madh

Fari Kolloni

Lamtumirë Barcelona, Griezman të gjiganti në Premierligë

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net