Opoja.net
Meka Mish

Perëndimi po e lë pa punëtorë Prizrenin

Në komunën e Prizrenit shqetëson me të madhe ikja e fuqisë punëtore. Liman Asllani, koordinator i AKBsë për Prizrenin, është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se tashmë nuk paraqet më problem lartësia e pagës, porse si të ndalen të rinjtë të mos largohen nga vendi. Ai shton se tashmë është bërë një lloj mode që të ikët sa më parë nga Kosova. “Janë më shumë se një muaj nga stacioni i autobusëve në Prizren çdo natë nisen drejt Evropës dhjetëra të rinj, por jo vetëm të rinjtë. Kjo padyshim se tregon se Kosova dhe konkretisht komuna e Prizrenit po rrezikon shumë shpejt të mbetet pa fuqinë e nevojshme punëtore”, është shprehur ai.

Ikin edhe 60 vjeçët

Asllani thekson të gjeturat e hulumtimit të një raporti të AKB-së thonë se synim kryesor i hulumtimit ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës. “Hulumtimi i kostos së punës mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve”. Asllani tregoi se hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës. “Në komunën e Prizrenit, hulumtimi është realizuar në 78 ndërmarrje, apo komuna e dytë pas kryeqendrës”, ka theksuar ai, duke shtuar se duhet gjetur mënyra se si të ndalet rinia që të mos marrë rrugët e Perëndimit. Mësuesi prizrenas Shaip Berisha bën të ditur se për fat të keq tanimë ka edhe persona që po e lëshojnë vendin e punës në moshën 60- vjeçare, duke kërkuar të punësohen jashtë Kosove, sepse ata po frikësohen, edhe pse kanë punuar, mund të pensionohen vetëm me 90 euro pension.

“Nëse njëherë na ka dënuar Serbia duke na larguar nga puna, tani po na dënon më rëndë Qeveria e Kosovës, sepse ata që nuk i plotësojnë ato 15 vjet të paraluftës po pensionohen vetëm me 90 euro. Duke parë këtë fatkeqësi ligjore shumë punëtorë po e ikin në moshën 60- vjeçare me shpresë se do të gjejnë një vend pune dhe me ato pesë vjet pune do të kenë siguruar një pension më të dinjitetshëm. Kjo është shqetësuese ,” shprehet ai për “Kosova Sot’ . Derisa javë më parë mjeku, dr. Azzam Dida gjatë pensionimit të tij nuk ka nënshkruar në dokumentacion, por ka vendosur vetëm gishtin. Kjo në shenjë revolte për të kundërshtuar ato vendime absurde që ai të pensionohet me vetëm 75 euro që këtë muaj është rritur në 90 euro.

Zyrtarët komunalë nuk kanë shifra për numrin e të larguarve

Shqetësim të kësaj natyre tashmë kanë edhe shumë ish- punëtorë, të cilët në kohë të vështirë ata për mospranim të ligjeve serbe e kishin lëshuar vendin e punës, kurse tani ata po ndëshkohen me faktin se ata me pensione po dëmtohen. Zyrtarë komunalë pohojnë për gazetë se nuk i kanë shifrat e sakta se sa qytetarë të kësaj komune po largohen, sepse familjet në të shumtën e rasteve po i mbajnë të fshehura emrat e personave që po largohen, sepse ende ka disa prej tyre që po ia mësyjnë pa dokumentacion të shkojnë drejtë shteteve të Evropës. Hajdin Ademaj, që ka një kompani të vogël ndërtimi, tregon se tashëm në sezon është vështirësuar mundësia që të gjenden punëtorë krahu në ndërtim, edhe pse ata paguhen deri në 30 euro në ditë, por nuk po gjenden si dukur. Ai ka shtuar se nëse ky trend vazhdon fuqia punëtore do të jetë problem në vete.

Mos i humb

Kolona deri në 250 metra në hyrje të Merdares, pritjet deri në 20 minuta

Opoja.net

Anëtari i bordit: Qeveria dhe MASHT-i, nuk mundë ta fajësojnë KShC-në për mos akreditimin e universiteteve

Opoja.net

Universiteti i Prizrenit bën thirrje që studentët të mos shqetësohen

Opoja.net

Zbulohet sa është vlera e pagave që marrin infermierët e Kosovës në Gjermani

Opoja.net

Mbyllet Universiteti i Prizrenit

Opoja.net

Lituania pro heqjes së vizave për Kosovën, Finlanda e rezervuar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net