Opoja.net

Përfaqësuesja e Kosovës mori rrugë për në Angli

Sport

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Anglisë, ku nesër do ta luaj ndeshjen e pestë kualifikuese për Euro 2020.

Dardanët janë nisur pak çaste më parë nga aeroporti ‘Adem Jashari’, ndërsa do të zbarkojnë në Londër.

Djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes do të mbajnë pasdite seancën e fundit stërvitore para duelit me Anglinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në St Mary stadium të Southamptonit.

Kosova në këtë sfidë do të futet pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke dhe ndodhet në pozitën e dytë me tetë pikë pas katër ndeshjeve.

Në anën tjetër Anglia vije në këtë takim pas triumfit 4-0 ndaj Bullgarisë dhe është e para në Grupin A me nëntë pikë pas tri takimeve. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Presidenti i UEFA-s tregon çka mund të ndodhë me këtë sezon të futbollit

Opoja.net

Dy skuadra të mëdha e dëshriojnë Xherdan Shaqirin

Opoja.net

Si mund të përfundoj La Liga? Këto janë tri opsionet

Opoja.net

Një milion euro nga Lionel Messi për të luftuar koronavirusin

Opoja.net

La Liga merr vendim të dhimbshëm

Opoja.net

Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net