Opoja.net

Përfitimet nga Trusti, këto janë statistikat sipas kontributeve të qytetarëve

Kosova
Përfitimet nga Trusti, këto janë statistikat sipas kontributeve të qytetarëve

Gjithsej 639 mijë e 254 qytetarë kontributpagues do të mund të tërheqin 10 % e mjeteve të tyre totale nga Trusti.

Kështu kanë bërë të ditur nga ky institutcion i pavarur dhe jo përfitues në një përgjigje për portalin, Front Online.

Vlera totale e shumës që të gjithë kontributpaguesit mund të marrin në bazë të një përllogaritje të thjeshtë del të jetë 201 milionë e 390 mijë euro.

Sidoqoftë, qytetarët për t`i  futur në xhep këto të holla të tyre duhet të presin akoma, shkruan Front Online.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, si në seancën e së hënës kur kaloi në lexim të parë, duhet të marrë miratimin e deputetëve edhe në leximin e dytë. I njëjti, pastaj për të hyrë në fuqi duhet shkojë për dekretimi të Presidenti e tek në fund për publikim në Gazetën Zyrtare.

Por nga sa para u bie të tërheqin kontribuuesve në bazë të bilancit që kanë pasur në Trust deri me 30 shtator të këtij viti?

Më poshtë gjeni të dhënat, të cilat Trusti, ia ka prezantuar portalit, Front Online.

Mbi 104 mijë apo 16 % kontribuues do t`i marrin më pak se 10€ nga Trusti

 

Nga mbi 639 mijë e 254 kontributdhënës, 104 mijë 137 apo 16 % e tyre do të marrin më pak se 10 euro. Kjo meqë ata kanë të tubuara deri tash vetëm 100 euro në Trust, shkruan Front Online.

212 mijë e 799 qytetarë apo 33 % kontributpagues të tjerë, në pasqyrën financiare të Fondit të Kursimeve Pensionale, shihet të kenë grumbulluar mbi 100 deri në 1000 euro.

Kështu atyre, bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, u bie të marrin nga nga 10 deri në 100 euro.

E 194 mijë e 857 kontributdhënësit e tjerë, të cilët kanë tubuar deri tasht nga 1000 deri në 5000 mijë euro, do do të arkëtojnë me tepër para.

Ata do të mund të nxjerrin nga 100 deri në 500 euro prej Trusti, gjithnjë duke u bazuar në tërheqjen e lejuar prej 10 %, shkruan Front Online.

 

74 mijë e 099 të tjerë qytetarë do të mund të tërheqin nga 500 deri në 1000 mijë euro, meqë kanë të grumbulluara nga 5 mijë deri 10 mijë euro në Trust. 

6 % e kontributpagueseve mund të tërheqin nga Trusti 1 deri në 2 mijë euro –  vetëm 2 % e tyre mbi 2 mijë euro

Vetëm 6 % apo 40 mijë e 400 qytetarë kontributdhënës do ta shijojnë ndjenjën e të tërhequrit të mbi 1000 deri në 2000 mijë eurove nga Trusti.

Kjo pasi ata kanë nga 10 mijë deri në 20 mijë euro të tubuara në Trust.

E nga ky institutcion publik veç 2 % e kontributpaguesve do të kenë mundësi të tërheqin mbi 2 mijë euro, shkruan Front Online.

“Fatin” e tillë në Kosovë e kanë vetëm 12.944 qytetarë që kanë mbi 20 mijë euro në Trust. /FRONT ONLINE


Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net