Opoja.net

Përforcohet Audi A4 Avant (Foto)

Teknologji
Përforcohet Audi A4 Avant (Foto)

Pas promovimit të modelit të modifikuar Audi RS3 Sportback me kapacitet prej 550 kuajfuqi, kompania që merret me modifikimin e veturave B&B Automobiltechnik është përkujdesur edhe për modifikimin e Audi A4 Avant (B9) të ri.

 

Së bashku me paketën për përforcimin e motorit, B&B Automobiltechnik për këtë A4 Avant ka zgjedhur softuerin e përshtatshëm për marshin S-Tronic me shtatë shpejtësi dhe Tip-Tronic me tetë shpejtësi, amortizatorët sportiv (vetura tani është më e ulët për 35 mm), tubat e rinj të shkarkimit të gazrave, set të rrotave prej alumini me diametër prej 19 dhe 20-inç, frenat high-performance.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Sa i përket përforcimit të motorit, motori dizel 2.0-litër TDI është përforcuar nga 190 në 230 kuajfuqi, ndërsa në paketën “Stage 2” në 250 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu edhe motori 3.0-litër TDI është përforcuar nga 272 në 310 kuajfuqi, me paketën “Stage 2” në 326 kuajfuqi, ndërsa në paketën “Stage 3” në 350 kuajfuqi.

Me këtë të fundit, A4 Avant shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 275 km/h.

Gjithashtu, janë përforcuar edhe motorët benzinë. Kështu, motori 2.0-litër TFSI është përforcuar nga 252 në 300 kuajfuqi, me paketën “Stage 2” në 320 kuajfuqi, ndërsa në paketën “Stage 3” në 365 kuajfuqi.

Në dispozicion është edhe paketa për përforcimin e Audi S4 Avant. Motori i tij serik 3.0-litër TFSI V6 ka kapacitet prej 354 kuajfuqi, ndërsa kompania B&B mund ta përforcojë këtë motor deri në 400, 430 ose 450 kuajfuqi.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net