Përfundon me sukses dita e tretë e Testit të Maturës Shtetërore 2018

Kosova

Është mbajtur sot edhe dita e tretë e testit të Maturës Shtetërore 2018 në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, procesi i kësaj dite ka shkuar shumë mirë.

“Sipas raporteve të ardhura nga këto rajone, gjatë procesit të testimit të maturantëve janë evidentuar disa parregullsi teknike të përgatitjeve të shkollave dhe janë evidentuar dy administrues që nuk e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi, emrat e të cilëve së shpejti do të bëhen publik.

Po ashtu, edhe numri i nxënësve të përjashtuar nga testi ishte dukshëm më i vogël se në ditët e kaluara në rajonet tjera ku është mbajtur testi në dy ditët e para”, njofton MASHT.

Nesër, testi i Maturës Shtetërore 2018 do të mbahet në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës. /Telegrafi/

Prokuroria nis hetimet për tre drejtorë të Komunës së Prizrenit

Opoja.net

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Kushtrim Guraj

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net