Opoja.net

Përfundon rruga energjitike e Kombit (Video)

Shqipëria
Përfundon rruga energjitike e Kombit (Video)

Shqipëria dhe Kosova kanë nga sot ekuivalenten e rrugës së Kombit edhe në sektorin energjetik. Qeveritë e dy vendeve inauguruan përfundimin e punimeve të Linjës së Interkonjeksionit 400 kilovolt që rrit shkëmbimin e energjisë mes dy vendeve dhe rajonit. Kur foli për përfitimet, kryeministri Rama nuk la pa kritikuar paraardhësin e tij për mosrealizimin e projektit në kohë.

“Një projekt i cili duhet të kishte përfunduar qysh në vitin 2011 dhe që përfundon sot pasi me vullnet të përbashkët nisëm punimet në fillim të 2014. Sot krijojmë premisën themelore për një treg të përbashkët të energjisë për një reduktim të konsiderueshëm të kostove dhe humbjeve në rrjet”, deklaroi kryeministri, Edi Rama.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Pala kosovare përfundoi punimet në muajin dhjetor. Kryeministri Isa Mustafa theksoi rëndësinë e linjës për shndërrimin e dy vendeve në një hapësirë të diversifikuar energjie.

“Linja e Interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri Kosovë i jep vlerë më të madhe këtij diversiteti, pasi krijon mundësi shkëmbimi të energjisë elektrike, kur është e nevojshmë sidomos në stinët kur dy vendet tona kanë mundësi të komplementaritetit të energjisë së gjeneruar nga uji dhe thëngjilli”, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Projekti është financuar nga Banka Gjermane KfË dhe për pjesën shqiptare ka patur vlerën e 29 milion Eurove. Linja ka një gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km në territorin e Kosovës.

Fjalimi i plotë i Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Opoja.net

Besimtari mysliman rrëfen historinë e rëndë: Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg, i biri e gjeti me pulsin që i rrihte

Opoja.net

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net