Perime të cilat pastrojnë organizmin

Shëndeti
Perime të cilat pastrojnë organizmin

Ky racion dreke i eliminon toksinet nga tërë trupi!

Përbërësit: 1 kokë qepe të kuqe, 3 thelpinj hudhre, 3 karota, ½ të kokës së selinos, 300 gr thjerrëza , 2 speca djegës, erëza (trumzë, origano, majdanoz), pak ujë, pak vaj, pak kripë dhe pak piper

Përgatitja:

Qepën e kuqe grijeni imët dhe hidheni në tenxhere që të fërgohet në zjarr të lehtë, transmeton Telegrafi.

Pastaj shtoni tri karota, selinon dhe hudhrën, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të fërgohet edhe pak minuta.

Kur qepa të marrë ngjyrën shtoni thjerrën të cilën më parë e keni njomur në ujë. Hidhni ujë që duhet të dalë sipër afro dy gishta mbi thjerrën.

Lëreni të vlojnë dhe të zihen në zjarr të lehtë.

Pas gjysmë ore në tenxhere shtoni një apo dy speca djegës (bën edhe të jenë speca të gjelbër apo të tharë) dhe erëzat sipas shijes (trumzë, origano, majdanoz), apo cilën do erëzë që dëshironi).

Lëreni edhe pak të zihet derisa përbërësit të shndërrohen në qull.

Shërbeni të ngrohtë me bukë të thekur. /Telegrafi/

Koronavirusi përhapet lehtë gjatë fluturimeve të gjata

Kushtrim Guraj

Syzet optike zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19, kjo është arsyeja

Kushtrim Guraj

Rigjeneroni flokët në mënyrë natyrale përmes këtyre mënyrave

Kushtrim Guraj

Parashikoi koronavirusin, flet aktori i këtij filmi

Kushtrim Guraj

Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?

Opoja.net

Mungojnë karrocat për bartjen e pacientëve, në QKUK e improvizojnë një nga druri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net