Opoja.net

Përkundër dominimit, Feniksi e nis me humbje

Sport
Përkundër dominimit, Feniksi e nis me humbje

Përkundër paraqitjes shumë të mirë, skuadra e drejtuar nga Arben Simitçiu e ka Ölluar me humbjen aventurën e saj në ‘Elite Round’ të UEFA Futsal Cup. Skuadra nga Drenasi u mposht me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit A ndaj Nikarsit letonez.

Feniksi kishte më shumë goditje në portë sesa skuadra kundërshtare dhe e dominoi pjesën e dytë të takimit, mirëpo disavantazhi nga pjesa e parë bëri që Ötorja t’i takonte në fund letonezëve të Nikarsit, të cilët në pjesën e dytë u mbrojtën shumë mirë dhe e menaxhuan epërsinë e krijuar pas pjesës së parë.

Kur i gjithë Feniksi ishte hedhur në sulm, Nikarsi e shfrytëzoi ‘ligjin e pashkruar të futbollit’ dhe e gjeti golin e tretë, për ta rritur epërsinë në 3-1. Feniksi nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një herë për 3-2, mirëpo barazimi nuk erdhi për asnjë moment përkundër sulmeve të vazhdueshme. Përkundrazi, letonezët e gjetën edhe golin e katërt përmes portierit të tyre, i cili shënoi nga porta e vet, me Feniksin që ishte me 5 lojtarë në gjysëmfushën kundërshtare. Pak para fundit, për 4-3 shënoi Brahimi, mirëpo nuk kishte më kohë për diçka më tepër

Dy golat e tjerë të Feniksit sot u shënuan nga Angellot Caro.

Ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit A, Feniksi e luan nesër (25 nëntor) ndaj skuadrës së Kairatit (skuadër vendase nga Kazakistani, ku edhe po mbahet turneu) me Öllim nga ora 15:30.

Duhet përmendur që pjesëmarrja në ‘Elite Round’ të UEFA Futsal Cup, ku bëjnë pjesë 16 skuadrat më të mira të futsallit në Evropë, është një arritje fenomenale për një skuadër kosovare.

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj

Liga e Kampionëve rikthehet me tetë super sfida

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net