Opoja.net

Përkundër superparaqitjes, Partizani pëson në shtëpi

Sport
Përkundër superparaqitjes, Partizani pëson në shtëpi

Përkundër paraqitjes fenomenale për 70 minuta, skuadra e Partizanit nuk arriti ta mbyll me rezultat pozitiv takimin e parë të turit të tretë për kualifikimet e Champions League ndaj skuadrës së Red Bull Salzburgut, kampione në fuqi e Austrisë, me ndeshjen që u mbyll 0-1 në të mirë të mysafirëve austriakë.

Skuadra nga Tirana ishte më e mirë në 70 minutat e para, duke e shfrytëzuar edhe kartonin e kuq të mysafirëve në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo gjithçka u çrregullua në minutën e 70’, moment në të cilin skuadra austriake fitoi një penallti përmes Valon Berishës, kosovarit me pasaportë norvegjeze. Penalltia u konkretizua në gol nga sulmuesi Soriano dhe austriakët krijuan epërsinë të cilën nuk e lëshuan deri në fund.

Për më tepër, menjëherë pas golit të pësuar, Partizani e humbi edhe epërsinë numerike të lojtarëve në terren pas përjashtimit të Kalarit dhe kështu gjetja e golit të barazimit u vështirësua edhe më tepër.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Austri, me gjasat e Partizanit për kualifikim që janë pothuajse minimale.

© Opoja.net

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net