Opoja.net
Meka Mish

Përplasje mes policisë dhe tifozëve të Partizanit në “Elbasan Arena”

Ndeshja Partizani-Skëndërbeu në stadiumin “Elbasan Arena” është kthyer në një fushë betejë mes tifozëve dhe uniformave të policisë.

Si pasojë e incidentit kanë mbetur të lënduar disa tifozë, mes tyre një djalë dhe një vajzë për të cilët është kërkuar ndihma e shpejtë.

Një pjesë e tyre janë transportuar drejt spitalit, ndërsa të tjerë kanë marrë mjekim në fushë.

Gjithçka ka nisur në minutën 83’, kur në fushën e blertë do të ndërpritej ndeshja.

Futbollisti Vangjeli i Skëndërbeut dëmtohet dhe gjakoset në një tentativë për të ndalur Torasën që po nisej në kundërsulm.

Tifozët e Partizanit do të protestonin, duke kërkuar karton të kuq për Vangjelin. Policia përleshet me tifozët për të ndalur futjen e tyre në fushë.

Janë dashur 13 minuta që arbitri i ndeshjes të vendoste për ti dhënë kartonin e dytë të verdhë Vangjelit, duke e lënë Skëndërbeun me 10 lojtarë në fushë, shkruan Ora.

Mos i humb

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net