Opoja.net

Përse assesi nuk bën të pini lëngje të gazuara bashkë me mishin e pjekur në skarë

Shëndeti

Çdo gjë mund t’i ndodhë trupit tuaj dhe shëndetit tuaj nëse bëhet ky kombinim juaji ideal për menynë e radhës

Racioni proteinik nënkupton që të hani ushqimin i cili ju ndihmon të ndërtoni muskujt që është gjë e shkëlqyeshme, transmeton Telegrafi.

Nëse ushqimin e tillë e bashkoni me pijet e ëmbëlsuara, do t’i shkaktoni vetes më shumë dëm se dobi.

Hulumtuesit kanë vëzhguar 27 persona të rritur nga të cilët dy kanë marrë 15 për qind proteina, njëri me pije të ëmbëlsuara, ndërkaq tjetri pa to dhe dy me 30 për qind proteina me të njëjtat pije.

Bashkë me pijet e ëmbëlsuara vjen deri te zvogëlimi i oksidimit të yndyrës, proces i cili fillon në trup, ndërkaq ata të cilët hanë më shumë proteina kanë përqindje më të vogël oksidimi të yndyrave.

Pija e ëmbëlsuar shton marrjen e kalorive, ndërkaq kaloritë të cilat i fusin me pije të këtilla nuk zvogëlojnë urinë tonë por vetëm e shtojnë dëshirën tonë.

Marrja e më shumë proteinave pa sheqer plotësues zvogëlon dëshirën tonë për ushqimin e njelmët dhe me erëza. Me marrjen e pijeve të ëmbla dhe të gazuara, apetiti për këta artikuj të ndaluar kthehet.

Edhe pse proteinat janë të shkëlqyeshme për organizmin dhe shëndetin tonë, konsumimi i tyre me pije të ëmbla shkatërron efektet e mira të cilat proteinat i kanë në trupin tonë.

Nëse filloni ditën me proteina madje me vezë, mos bëni gabim dhe të hani omëletë me lëng të ëmbëlsuar, por pini kafe. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Studimi: 71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj

Opoja.net

A është mirë të porosisni ushqime në kohë pandemie?

Opoja.net

Këto janë dy ilaçet që po e luftojnë koronavirusin (pamje)

Opoja.net

Koronavirusi, të gjithë të rinjtë duhet të lexojnë këtë mesazh

Opoja.net

Nëse është aq i ngjashëm me SARS i cili u zhduk pa vaksinë, pse COVID-19 është jashtë kontrollit?

Opoja.net

Shkencëtarët: Pse burrat duhet të ruhen më shumë se gratë nga koronavirusi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net