Opoja.net

Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave

Shëndeti
Përse meshkujt nuk duhet ta mbajnë telefonin në xhepin e pantallonave

Pavarësisht frikës mbi telefonat dhe rrezatimin, pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave. Por një studim i ri pretendon se ka të dhëna që tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti.

Shkencëtarët analizuan 21 punë kërkimore të realizuara ndër vite mbi rrezatimin dhe dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet.

Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo – jonizues influencon në trup.

 

Pa i dhënë shpjegim kësaj, kërkues të shumtë në fushën e shëndetit hezitojnë që të japin një përgjigje përfundimtare.

Megjithatë, në këtë punë kërkimore të realizuar nga Univeriteti Newcastle në Australi, u analizuan të dhëna të mbledhura ndër vite, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje.

Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të rasteve shkak është infertiliteti tek meshkujt, shkencëtarët thonë se RF – EMR (rrezatimi elektromanjetik i radiofrekuencës) që ndodhet tek telefonat mund të jenë duke dëmtuar aftësinë për riprodhim tek meshkujt.

Autorët e studimit analizuan 27 studime dhe në 21 prej tyre u dallua një lidhje mes rrezatimit të telefonit dhe dëmtimit të spermës.

Ekspertët thonë se këto të dhëna janë një arsye e fortë që meshkujt të mos e mbajnë aparatin celular në xhepin e pantallonave. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Përfitimet shëndetësore nga portokalli

Opoja.net

Mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Opoja.net

Eliksiri i mëngjesit me limon – jua largon toksinat dhe e shpejton metabolizmin

Opoja.net

Mos e hiqni lëkurën e pulës – doktorët thonë se faktikisht është e mirë për shëndetin

Opoja.net

Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët

Opoja.net

Uji i gazuar nuk është i dëmshëm!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net