Opoja.net

Përurohen ambulancat e reja specialistike të ORL-së dhe Oftalmologjisë

Kosova
Përurohen ambulancat e reja specialistike të ORL-së dhe Oftalmologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar sot objektin e rinovuar të Ambulancave Specialistike të klinikës së ORL-së (Otorinolaringologjisë-klinika për sëmundje të veshit, hundës e fytit) dhe Oftalmologjisë (Klinikës së syve).

Ismaili tha se ky objekt është i pajisur me aparaturë moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që shoh një objekt modern për ofrimin në mënyrë dinjitoze të  shërbimeve shëndetësore”, tha ministri Ismaili.

Ai po ashtu tha se në objektin e ri do të bëhet e mundur shtimi i numrit të pacientëve që kërkojnë shërbim, duke ruajtur kështu shëndetin dhe xhepin e tyre.

“Në këtë objekt të ri do të hiqen pabarazitë, shtohet numri i shërbimeve dhe do të zvogëlohen shpenzimet financiare të qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë diku tjetër deri më sot”, tha ministri.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se në objektin e rinovuar, pacientët dhe profesionistët shëndetësorë kanë kushte shumë më të mira për ofrimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore.

“Tani në një ambient të transformuar është një kënaqësi e veçantë pasi pacientët kanë ku të vijnë, duke respektuar radhën dhe duke pasur qasje në ambiente komode me pajisje moderne”, tha drejtori Sejdiu.

Drejtori i ORL-së, Hajdin Thaçi, deklaroi se përmes këtij investimi do të zvogëlohen edhe pakënaqësitë e pacientëve.

“Pas 30 vjetësh këto hapësira janë shndërruar në hapësira moderne të pajisura me gjithë infrastrukturën përcjellëse për shërbime dinjitoze për pacientët”, tha drejtori Hajdin Thaçi.

Shërbimet ambulantore specialistike oftamologjike deri më sot janë ofruar në katin përdhese të kësaj klinike, në kushte jo adekuate për shërbime shëndetësore. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net