Opoja.net

Përzgjedhën këngët konkurruese të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Kultura
Përzgjedhën këngët konkurruese të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Katërmbëdhjetë këngë janë përzgjedhur për edicionin e 28-të të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Juria ka përzgjedhur këngët e këtyre kompozitorëve: Tomor Berisha, Arsim Kryeziu, Isa Jakupi, Edon Ramadani, Artan Bakija, Ylli Kalaja, Nexhat Macula, Hisein Kazaz, Irfan Blakqori, Veton Perolli, Memli Kelmendi, Zehni Beqiraj Ylli Ramzoti dhe Shefqet Hoxha (Sheki).

Juria që ka përzgjedhur këngët përbëhet prej, Gjergj Kaçinari, Fikrim Emra, Menan Kiseri, Kastriot Marku dhe Salajdin Krasniqi (anëtarë i jurisë për vlerësimin e teksteve)

Drejtori i festivalit “Zambaku i Prizrenit” Istref Krasniqi tha se juria ka bërë përzgjedhjen e këngëve në bazë të rregullores së Kuvendit Komunal, që janë kriteret për këngë të zhanrit të muzikës së vjetër qytetare, pa e bërë asnjë lëshim në aspektin profesional.

Ai tha se pas përzgjedhjes së këngëve, organizimi i festivalit është në fazën finale të përgatitjes.

Krasniqi tregon se Studio “Helix “ ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme gjatë kësaj faze për arsye të humbjes së kredibilitetit të festivalit në vitet e fundit, kur nuk janë paguar nga organizatori as kompozimet dhe as orkestrimet.

Ai shpreh besimin se edicioni i sivjetmë do të dallojë nga edicionet e kaluar me besimin se ky vit do të jetë kthesë në organizimin e festivalit, i cili në të ardhmen duhet të mbahet dy netë.

Sipas tij, edicioni i sivjetmë do të ndikojë në shtimin e interesimit të kompozitorëve në edicionet e ardhshme sepse, festivali deri në natën finale do të organizohet me transparencën më të madhe, “e cila është garanci se festivali po i hap dyert edhe për kompozitorët e ri”.

Ai më tej shton se ka hasur një zhgënjim të jashtëzakonshëm edhe te kompozitorët e vjetër e edhe te gjenerata e re e kompozitorëve, të cilët viteve të shkuara janë përballur me një jo profesionalizëm në organizim dhe trajtim të vlerave, ndërhyrje të ndryshme dhe gjëra që nuk i bëjnë nder festivalit. Krasniqi gjithashtu njofton se janë përzgjedhur instrumentistët dhe dy dirigjentë dhe si për nga përgatitjet teknike, ashtu edhe nga ajoi muzikore Studio Helix është e përkushtuar për një edicion sa më të mirë.

“Ka këngë premtuese të kompozitorëve dhe angazhim maksimal nga ana jonë prandaj besojmë se edicioni i sivjetmë do të jetë pikë kthese, por ka edhe shumë punë që festivalit t’i kthehet nami që e ka” tha Krasniqi.

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net