Opoja.net

Pesë gjigantë evropianë pas Keylor Navasit

Sport

Keylor Navas nuk është në planet e skuadrës madrilene për sezonin e ardhshëm dhe është informuar personalisht për këtë vendim.

Mbretërit e kanë inkurajuar portierin të kërkojë një skuadër të re, pavarësisht se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në muajin janar, pasi ata shpresojnë të arrijnë një largim miqësor.

Navas shpresonte se me ardhjen e Zinedine Zidane do të luftonte me Thibaut Courtois dhe do të bëhej sërish numri 1 i Los Blancos, por kjo nuk është në dorën e francezit.

Navas ka fituar shumë trofe me Mbretërit (Getty Images)

Tashmë mediat spanjolle kanë identifikuar disa prej skuadrave që mund ta transferojnë 32-vjeçarin, i cili ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me Real Madridin.

Roma, Arsenal, Marseille, Inter dhe Manchester United mund të bëjnë ofertat e para për shërbimet e portierit kostarikas.

Ndryshe, Keylor në karrierën e vetë me spanjollët ka fituar tri Liga të Kampionëve, një titull të La Ligas, tre Kupa të Botës për Klube dhe tre Superkupa Evropiane. /Telegrafi/Opoja.net

Mos i humb

Pesë gjërat kryesore nga rikthimi i Ligës së Kampionëve

Opoja.net

“Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata asnjë” – Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos

Opoja.net

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Opoja.net

Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Opoja.net

“Gazzetta dello Sport” e përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net