Pesë kartonë të kuq në ndeshjen PSG – Marseille

Sport
Pesë kartonë të kuq në ndeshjen PSG – Marseille

Tensione në ndeshjen Parish Saint Germain – Marseille.

Olimpique Marseille ka fituar klasiken e futbollit francez pas plotë nëntë viteve.

Marseille ka mposhtur në udhëtim 0:1 Paris Saint-Germain, duke i shkaktuar humbjen e dytë në po aq ndeshje kampionit në fuqi.

Episodi që vulosi fatin i ndeshjes ishte në minutën e 31’, kur krosimin e Dimtri Payet e shfrytëzoi mjaft mirë Florian Thauvin.

Vijim i ndeshjes solli një gol të anuluar për vendasit, pasi Angel Di Maria ishte në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, një gol i pastërt iu anulua Marseilles për shkak të pozitës jashtë loje. Çuditërisht vendimi mbeti edhe pas rishikimit të VAR-it.

Takimi eskaloi në fund mes tensioneve të shumta, kur gjyqtari u detyrua të ndëshkojë pesë lojtarë me kartonë të kuq brenda disa sekonda. Neymar, Kurzaëa e Paredes u ndëshkua te Parisi, ndërsa Amavi dhe Benedetto te mysafirët.

Skuadra që drejtohet nga Villas-Boas ka dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa PSG shpreson të këndellet ndaj Metz pas tre ditëve.

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni

Liverpool kompleton transferimin e yllit të Bayern Munich

Fari Kolloni

Lamtumirë Milan, Paqueta po transferohet te klubi i madh francez

Fari Kolloni

Bombë nga Italia: Milan i’a ‘vjedh’ nga duart Depayn Barcelonës!

Fari Kolloni

Haziri pas fitores së Dritës: E zDriti Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net