Opoja.net

Pesë pallate shpallen të pabanueshme në Kavajë, banorët nuk largohen nga aty

Shqipëria

Nga qyteti i Kavajës, sipas raportimeve të Bashkisë, pesë pallate janë shpallur të pabanueshme dhe në këto momente në drejtim të këtyre pallateve janë dërguar ekspertë nga bashkia për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Por edhe pas këtyre deklaratave dhe vendosjes së shiritave rrethues që ndalojnë hyrjen në godinë, banorët ende shikohen që hynë drejt banesave të tyre dhe po marrin orenditë shtëpiake dhe çfarë të munden prej aty.

Banorët shprehen se nuk kanë frikë dhe se do të qëndrojnë në apartamentet e tyre pasi nuk kanë ku të shkojnë.

“Deri më tani nuk ka ardhur asnjë inxhinier nga bashkia për të na vlerësuar dëmet dhe për ta shpallur të pabanueshme godinën, ndaj dhe ne nuk largohemi. Po përpiqemi që të shpëtojmë ç’të mundim nga banesat, kolonat qëndruese janë krisur dhe kanë rënë, ne rrezikojmë por nuk largohemi sepse nuk kemi ku të shkojmë. Në qytetin tonë janë shpallur të pabanueshëm pesë pallate por pallati ku ne jetojmë është më i riu nga katër të tjerat pasi është ndërtuar këto 15 vitet e fundit”, u shprehën qytetarët, raporton TCH.

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Opoja.net

Në Shqipëri edhe 8 raste të dyshuara me koronavirus dolën negative

Opoja.net

Njerëzit dalin në rrugë pas tërmetit në Shqipëri

Opoja.net

Dy tërmete të fuqishme godasin sërish Shqipërinë

Opoja.net

Rama: Kufiri Kosovë-Shqipëri s’hapet, Mini-Shengeni hap kufijtë e gjithë rajonit

Opoja.net

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net