Opoja.net

Pesë përfitimet e çiklizmit

Shëndeti
Pesë përfitimet e çiklizmit

A e dini se në botë ka më shumë se një miliardë biçikleta?

Përveç asaj që ngarja e biçikletës është e shëndetshme, ajo është gjithashtu ekonomike, për të mos përmendur se në këtë mënyrë ndihmoni ruajtjen e natyrës.

Në vazhdim lexoni pesë arsye pse ju thjeshtë duhet të keni një biçikletë.

Është e shëndetshme për trupin

Nxitë punën e sistemit kardiovaskular, rrit qëndrueshmërinë, ndërsa është e dobishme për djegien e kalorive. Çdo ditë do të kujdeseni për mbajtjen e linjës pa shkuar në palestër.

Është e shëndetshmë për mendjen

Ngarja e biçikletës është provuar që redukton stresin, ndërsa pa marrë parasysh nëse ju e ngisni atë për argëtim apo ju shërben si një mjet i transportit për punë, nga biçikleta do të zbrisni të lumtur, plot energji dhe shumë më të relaksuar.

Është e shëndetshme për mjedisin

Vendet në mbarë botën po përpiqen që të zvogëlojnë emetimin e emisioneve të gazrave të dëmshme të prodhuara nga makinat, ndërsa biçikleta është një mjet i shkëlqyer për t’a luftuar atë. Përveç kësaj ju do të jenë të lumtur dhe më të aftë, do të ndiheni mirë, sepse e dini se jeni duke bërë diçka të mirë për mjedisin.

Është praktike

Turmat në rrugë për shkak të cilave shumë shoferë e humbin durimin e tyre. Kjo për biçiklistët nuk do të thotë asgjë. Hollë, e shpejtë dhe në gjendje që të kalojë përmes kalimit të ngushtë, biçikleta do të kthehet në një aleat që kursen kohën, por edhe çështja e parkimit të shtrenjtë nuk do të jetë e rëndësishme.

Është shëndetshme për portofolin

Benzina që makinat konsumojnë është një goditje e madhe për portofolin, ndërsa e njëjta vlen edhe për transportin publik urban. Me kusht që ju keni një helmetë dhe ngisni në përputhje me rregullat, ngarja e biçikletës është udhëtim i lirë, ndërsa gjërat e lira janë gjithmonë më të mira./GazetaExpress/.

Loading...

Mos i humb

Asnjë shenjë e distancës fizike pas lehtësimit të masave

Opoja.net

Rreth 10 mijë të vdekur nga Covid-19 në Meksikë

Opoja.net

QKUK: 1798 lindje për tre muaj

Opoja.net

Stomatologët i kthehen punës me masa shtesë mbrojtëse

Opoja.net

Arsye përse duhet të konsumoni më shumë fruta deti

Opoja.net

Përdorimet popullore me lëngun e hudhrave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net