Opoja.net

Pique: Barca e humbi kontrollin e ndeshjes

Sport
Pique: Barca e humbi kontrollin e ndeshjes

Gerard Pique beson se Barcelona nuk ishte e qetë dhe e humbi kontrollin dhe me vështirësi e fitoi ndeshjen ndaj Dynamo Kyivit në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e zhbllokoi rezultatin nga penalltia në fillim të ndeshjes, ndërsa qendërmbrojtësi spanjoll realizoi me kokë ne gjysmën e dytë.

Në vazhdim nikoqirët u treguan të rrezikshëm duke shënuar një gol përmes Viktor Tsygankov, ndërsa kanë mundur të realizojnë edhe të tjerë, por Marc-Andre ter Stegen kishte bërë gjashtë pritje të mrekullueshme.

“Shkoi mirë në pjesën e dytë. Pastaj loja na doli nga duart, e humbëm kontrollin dhe ishim nervozë. Ata na i bënë gjërat të vështira. Më e mira që bëmë ishin tri pikët”.

“Klubi është në proces të ndryshimeve të mëdha. Mendoj se ka qenë e domosdoshme, sepse forma jonë nuk ishte e mirë. Çdo vit ishim gjithnjë e më të dobët. E dimë se nuk është një vit i lehtë, por do të përpiqemi të konkurrojmë në secilën ndeshje”, ka deklaruar Pique për Movistar.

The post Pique: Barca e humbi kontrollin e ndeshjes appeared first on FaktePlus.

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net