Opoja.net

PK dhe MMPH avancojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton zyra për informim e PK-së.

Drejtori Qalaj iu dëshiroi mirëseardhje Matoshit dhe shoqëruesve të tij dhe njëkohësisht i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë. /Telegrafi/

Mos i humb

Moti në vendin tonë në pesë ditët e ardhshme

Opoja.net

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net