Po afrohet një fazë e re e pandemisë

Shëndeti
Po afrohet një fazë e re e pandemisë

Një fazë e re e pandemisë po afrohet.

Me gjithë rregullat për vendosje të maskave dhe distancë sociale, numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje gjetkë. Ka frikë se me afrimin e sezonit të vjeshtës, vala e infektimeve të reja do të marrë hov të ri. Por, a mund ta parandalojmë atë?

Sot bëhen gjashtë muaj prejse COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.

Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë.

Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende.

Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.

Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika.

Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar: mbi 41,000.

Mos pini më OKI, a e dini çfarë i bën trupit?

Opoja.net

Mungojnë karrocat për bartjen e pacientëve, në QKUK e improvizojnë një nga druri

Opoja.net

Paralajmëron Nasa: Asteroidi gjigant do të kalojë nesër afër Tokës

Kushtrim Guraj

Rrëfehet 27-vjeçari i prekur me koronavirus: U infektova në mars dhe akoma nuk jam mirë

Kushtrim Guraj

Personi që doli vullnetar për të testuar vaksinën e COVID-19, por më pas shtrohet me urgjencë në spital

Kushtrim Guraj

Shtatë shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar Covid-19

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net