Opoja.net

Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Sport
Po largohet nga Man City? Guardioola ia mbyll gojën të gjithëve

Guardiola thotë se do të qëndronte te Man City edhe sikur të binin në kategorinë e tretë.

Pep Guardiola beson se tani nuk është koha për të biseduar për kontratë të re në Manchester City, edhe pse këmbëngul se do të kishte qëndruar në këtë klubi edhe nëse ai do të binte në League Tëo – kategorinë e tretë të futbollit anglez.

Komenti i Guardiolës lidhet me dënimin që UEFA ia kishte shqiptuar Cityt duke e pezulluar nga garat evropiane për dy vjet për shkelje të rregullave për ndershmëri financiare.

Kur dënimi u shqiptua në shkurt, pati thashetheme të vazhdueshme rreth të ardhmes së trajnerin spanjoll në Etihand.

Por vendimi i së hënës i Gjykatës së Arbitrazhit Sporti, i cili e shfuqizoi vendimin e UEFA-s, e bën City të lirë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe i ndryshoi gjërat.

“Asgjë nuk ma ka ndryshuar mendimin, mbase do të jem në gjendje të qëndrojë më gjatë këtu”, tha Guardiola i pyetur nëse do ta zgjasë kontratën me Cityn.

“Si klub, si organizatë, njerëzit nuk mund ta kuptojnë sesa kohë e vështirë ka qenë kjo për klubin, sepse jemi akuzuar për diçka që nuk e kemi bërë”, shtoi ai.

:Tani nuk është koha për të biseduar për kontrata, e kemi një muaj të jashtëzakonshëm para neve. E kam edhe një vjet kontratë, për një trajner kjo është kohë e gjatë, shumë e gjatë”, nënvizoi ai.

“Një muaj më parë gjashtë se do të qëndroja dhe se nuk kishte rëndësi se a luajmë apo jo në Ligën e Kampionëve, apo siç sugjeruan shumë njerëz këtu në Angli, në League Tëo”, theksoi ai.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net