Opoja.net

Poezi: Bukuroshe dhe Rralloshe – Ismet Lecaj

Kultura Opoja

Bukuroshe dhe rralloshe
Nuk hyjnë me një thes,
Të gjithë thonë nga kjo kokrroshe
Ngapak ka marrë pjesë.
Bukuroshe dhe rralloshe
Si gjizë në çanak,
Mjaltin taze moj kumlloshe
Të gjithë e kanë merak.
Bukuroshe dhe rralloshe
Me dega të larta,
Çdokush moj kumlloshe
Nuk do fruta të tharta.
Bukuroshe dhe rralloshe
Dy zëra binjakë,
Kujdes pak o moj majhoshe
Një ditë bëhesh plakë.
Karriera me tempera
T’vizatohet n’fytyrë,
Gjyshe bëhesh vajzemjera
T’ndjek fjalor i ndyrë.
Si bariu që ndjell dhentë
Mos shtro ndjenjat n`fusha jonxhe
Se t`ndërzehen të gjithë qentë
Mbetesh gocë pa asnjë gonxhe!
Qengji i butë i thith dy nëna
N`dashni nuk t`hiqen rrufe
Të shan dielli, të qorton hëna
Dele rude t’thonë me Zhufë.

Don Zhuganat, Donk Petritat
Ëmbël klithin në hava
Gjithë me qumësht i hanë simitet
I grahin kerrit në sevda.
Për çdo ditë nga një pizeveng
Telefonin ta mban n`vesh
Pse lulie të rrish peng
Kur gjithçka fl itet në shesh.
Vjen sa ora ta vë rrengun
Pizevengu bukuroshe
Fill me ty e nis ahengun
Tamblin kos ta bën rralloshe.
N`Kilimanxharo e n`Maçu Piçu
Të shkoi zëri bukuroshe

 

Shkroi Ismet Lecaj për Opoja.Net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net