Opoja.net

Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës

Shqiperia

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një ambient sa më të sigurt dhe të qetë për pushuesit, apo turistët vendas e të huaj. Për të përballuar fluksin e madh të pushuesve, të gjitha shërbimet e policisë, janë prezent në rrugë, plazhe dhe në det me qëllim koordinimin e veprimeve për të garantuar siguri dhe qetësi, si dhe për t’u ardhur në ndihmë në kohë, qytetarëve në nevojë.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, Altin Mena u shpreh se, “si çdo sezon veror, edhe këtë sezon Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu në shërbim të Policisë lokale kanë ardhur dhe grupet e FNSH-së. Të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit janë në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Qarkun e Lezhës”.

Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme nënvizoi se, “si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”!

Në bazë të marrëveshjes, Policia e Kosovës është prezent në Shqipëri me patrulla të saj, gjatë verës.

“Jemi zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kemi ardhur në Shqipëri, të bashkëpunojmë sikur është kontrata mes dy shteteve, kështu që do mundohemi të bëjmë disa bashkëpunime të mira, për tu ardhur në ndihmë sipas rregullave të Qarkullimit Rrugor. Do t’i ndihmojmë kolegët shqiptarë për rregullimin e trafikut, pasi ky është një fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë si turistë. Besoj që kemi për të kaluar mirë, ju përshëndes për mikpritjen që na keni bërë”, pohoi Bejtush Alshiqi, nga Njësia e Kontrollit të Autostradave në Kosovë.

Loading...

Mos i humb

Berisha i kundërpërgjigjet akuzave të Vuçiqit për Haradinajn

Opoja.net

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net