Policia e Kosovës në vetëmbrojte e vret një person në Prizren

Kosova
Policia e Kosovës në vetëmbrojte e vret një person në Prizren

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes e ka vrarë presionin me iniciale B.Sh. në Prizren. Viktima ishte në kërkim dhe i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët më pas i ishin kundërpërgjigjur.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Policia e Kosovës, njësiti policor i Drejtorisë Rajonale në Prizren derisa ishte në realizim të detyrave policore, sot në orët e mbrëmjes në lagjen e trimave në Prizren ka hasur në personin e dyshuar (B.Sh. me pseudonimin “qorri”), i cili ishte në kërkim me urdhërarrest për vepër penale ‘Tentim Vrasje’. Personi i dyshuar në momentin kur ka vërejtur njësitin policor, ka filluar të shtijë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje janë detyruar t’i kundërpërgjigjen personit të dyshuar me armë zjarri, të cilët janë mbështetur edhe nga njësitet speciale të PK-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë, nga shkëmbimi i armëve të zjarrit është plagosur personi i dyshuar, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

“Nga mjekët kompetent është konfirmuar se personi i dyshuar nga plagët e marrura ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore”. /BetimipërDrejtësi

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net