Policia gjermane: Dy kosovarë të vdekur në aksident, i treti me mbiemër të njejtë por shtetas zviceran

Kosova
Policia gjermane: Dy kosovarë të vdekur në aksident, i treti me mbiemër të njejtë por shtetas zviceran

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Gjermani,

Policia gjermane ka konfirmuar për Express se në aksidentin e sotëm në Gjermani kanë vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe personi i tretë me shtetësi zvicerane.

Komisari i Policisë së Ravensburgut në Gjerman, Mark Gmunder, në një përgjigje për Express ka thënë se dy nga të vdekurit janë me kombësi kosovare ndërkaq njëri zviceran teksa të tre kanë qenë rezidentë në Zvicër.

“Të tre personat që kanë qenë në veturë kanë rezidencë në Zvicër. Nacionaliteti i dy të vdekurve është kosovar kurse nacionaliteti i personit të tretë është zviceran. Inicialet e personit të tretë janë BK, kurse dy të tjerët janë ZK dhe FK”, thuhet në përgjigjen e policisë gjermane.

Gmunder ka sqaruar se mbiemri i tre personave është i njejtë.

Aksidenti ku kanë vdekur dy kosovarë ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident janë përfshirë vetura me një kamion.

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Kushtrim Guraj

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net