Opoja.net

Policia gjermane ndalon autobusin nga Kosova, shoferët që katër ditë pa pauzë

Rajoni
Policia gjermane ndalon autobusin nga Kosova, shoferët që katër ditë pa pauzë

Katër ditë e net pa u ndalur kanë vozitur me autobusin e tyre dy shoferë kosovarë në relacionin Kosovë-Gjermani, derisa i kanë ndaluar autoritetet gjermane afër Karlsruhe-s pasditen e së mërkurës.

Autobusi sapo kishte mbërritur në stacionin e Karlsruhe-s dhe do të nisej menjëherë për në Kosovë me hipjen e udhëtarëve, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë gjermane, shkruan albinfo.ch.

Pas një kontrollimi të bërë, policia ka konstatuar duke parë dokumentet se dy shoferët po udhëtonin prej katër ditësh pa asnjë pauzë.

Për më tepër, ata e kishin ndërmend të vazhdonin me këtë ritëm rrugën edhe më tej për në Kosovë.

Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që policia ka ndaluar dy shoferët, 53 dhe 56 vjeçar.

Për shkakun se ndërmarrja e autobusëve në fjalë kishte rënë në sy edhe më parë me parregullsi të tilla, pronari i saj duhet të paguajë një gjobë prej 4000 eurosh. Madje, ka mundësi që Zyra Federale për Trafik t`ua japë edhe një dënim tjetër me të holla.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net