Opoja.net

Policia tregohet e pamëshirshme ndaj personave që nuk i respektojnë masat anti-covid

Kosova
Policia tregohet e pamëshirshme ndaj personave që nuk i respektojnë masat anti-covid

Gjobiten rreth 600 qytetarë që nuk respektuan masat anti-covid për 24 orë.

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 592 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 592”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që prej 13 marsit e deri më 10 tetor, në Kosovë janë regjistruar 16,130 raste me koronavirus.

Prej tyre, 14,282 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,203.

Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 645.

Ja kur pritet të bie borë në Kosovë

Opoja.net

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net