Opoja.net

Policia zbulon një “Fabrikë” të parave në Ferizaj

Kosova
Policia zbulon një “Fabrikë” të parave në Ferizaj

Falsifikimet e parave në Kosovë, nuk kanë të ndalur. E të rralla nuk duken të jenë as rastet kur paratë prodhohen edhe nga vet falsifikuesit.

Gjatë ditës së mërkurë Policia, ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast, në fshatin Bibaj të qytetit të Ferizajt, derisa personin tjetër me të cilin ka bashkëpunuar i dyshuari, nuk kanë mundur ta kapin, pasi thuhet se është ende në arrati, shkruan Gazeta Fjala.

Monedhat, 32×20 €, 5×10 € dhe 1×5 €, një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike, janë gjësendet që Policia i ka konfiskuar të dyshuarit.

Se ka vënë vet në qarkullim para të falsifikuara të cilat vet i ka prodhuar, e ka mashtruar 6 viktima, e ka pranuar vet i dyshuari, raporton Gazeta Fjala.

“… I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër mashkull K/Shqiptar i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima (5 meshkuj dhe një femër K-Shqiptare) për të cilët janë iniciuar raste. Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipëri dhe Serbi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net