Porosia e infektologut kosovar: Të analizohet forcimin e masave për parandalimin e rritjes së rasteve me koronavirus

Kosova
Porosia e infektologut kosovar: Të analizohet forcimin e masave për parandalimin e rritjes së rasteve me koronavirus

Infektologu kosovar: Kosova ta analizojë forcimin e masave për parandalimin e rritjes së rasteve me COVID.

Infektologu kosovar, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit ka qenë e pritshme, gjë e cila po shihet edhe në Evropë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa ka shtuar se edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, që sipas tij mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.

Ky është postimi i plotë i infektologut Sadiku:

Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.

Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropiane kanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.

Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.

Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19.

Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,

Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,

Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore

Rritja e numrit të inspektorëve

Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.

Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,

Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.

Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.

Të respektohen masat parandaluese.

Sot mbahet ankandi i letrave me vlerë

Kushtrim Guraj

Eliot Engel më 28 tetor do jetë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për Kosovën

Kushtrim Guraj

Përmes këtyre procedurave u vodhën dy milionë euro nga Thesari i Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net