Opoja.net
Meka Mish

Portieri largon topin me dorë, Suarez kërkon penallti

Luis Suarez njihet si njëri ndër futbollistët më kontrovers në futboll, për shkak të veprimeve që bën në fushë.

Sulmuesi uruguaian bëri një veprim sa qesharak, po aq edhe turpëruese mbrëmë në përballjen ndaj Kilit në Kupën e Amerikës.

Futbollisti 32-vjeçari kishte shansin që ta kalonte Uruguain në epërsi, por Gabriel Arias ja mohoi një gjë të tillë, duke e pritur gjuajtjen.

Mirëpo, Suarez në një moment mendoi se portieri kilian ishte lojtar, duke kërkuar penallti nga gjyqtari i ndeshjes, Raphael Claus.

Më pas, ylli i barcelonës e kuptoi për veprimin që kishte bërë, duke kapur kështu kokën me duar për huqjen që bëri para golit.

Uruguai e mposhti Kilin në minutën e 82-të me golin e shënuar nga Edinson Cavani, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Amerikës, e që do të përballen me Perun. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosovare Asllani bëhet ‘galaktikja’ e parë, nënshkruan me Real Madridin

Opoja.net

Arsenali mposht Bayernin në International Champions Cup

Opoja.net

Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net