Opoja.net

Portugalia fiton trofeun e Ligës së Kombeve, pasi në finale mposht Holandën

Sport
https://youtu.be/pApgk18ekaY

Portugalia është futur në histori të Ligës së Kombeve, pasi është bërë kombëtarja e parë që e fiton trofeun e garës më të re të UEFA-s.

Portugezët e kanë mposhtur në finale Holandën me rezultat minimal 1-0 në stadiumin Do Dragao, ndërsa goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, pasi të dyja skuadrat u treguan më të kujdesshme, por që në të dytën ishte një tjetër skenar.

Portugalia e filloi më furishëm pjesën e dytë, duke arritur që ta shënojë golin e fitores në minutën e 60-të me anë të Goncalo Guedes, që pranoi një asistim nga Bernardo Silva.

Holanda tentoi në minutat e fundit që ta barazonte rezultatin, mirëpo portugezët u treguan më të kujdesshëm në mbrojtje, duke mos lënë edhe shumë hapësira.

Portugalia arriti të kualifikohej në finalen e Ligë së Kombeve, duke e eliminuar Zvicrën me tre golat e Cristiano Ronaldos, ndërsa sot (9 qershor) i mposhtën Tulipanët në finale.

Por, me triumfin e portugezëve në garën më të re në Evropë, nuk do të thotë se ata janë kualifikuar në Kampionatin Evropian (Euro 2020), por vetëm e kanë fituar Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Pas Smajlajt, edhe Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

Opoja.net

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të pingpongut vizitojnë KOK-un

Opoja.net

Maqedonasit kufizojnë shqiptarët për ndeshjen e 26 marsit, bileta vetëm me kartë identiteti

Opoja.net

Kjo është skuadra e radhës nga Premierliga që kërkon Muriqin

Opoja.net

Në Shkup do të ketë policë të Kosovës gjatë ndeshjes së Kombëtares me Maqedoninë

Opoja.net

Karateistët synojnë pikë në Dubai për turneun kualifikues të Parisit, që vlen për kualifikim në “Tokio 2020”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net