Opoja.net

Prangoset kosovari në Zvicër, kjo është arsyeja

Kosova
Prangoset kosovari në Zvicër, kjo është arsyeja

Një kosovar është prangosur në shtetin e Zvicrës.

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach (SG).

Tani ai duhetë përgjigjet para prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit.

Përveç kësaj, personi në fjalë kishte një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër.

Ndaj tij, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit të St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me ligjin për të huajt dhe kodin penal.

Po kështu do të dënohet edhe punëdhënësi i kosovarit.

Policia kantonale në St.Gallen ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë.

Loading...

Mos i humb

Kosovari bën tatuazh premtimin e fillimit të pandemisë

Opoja.net

Situata me Covid-19 në Kosovë: Janë 750 shtretër të gatshëm, në plan që të shtohen edhe 100

Opoja.net

Behgjet Pacolli i uron shërim të shpejtë Avdullah Hotit

Opoja.net

Disa sëmurën rëndë e disa e kalojnë virusin pa simptoma, por pse ndodh kjo gjë?

Opoja.net

Kusari me akuza ndaj Hotit, thotë se në Dragash mund të ketë infektuar persona tjerë

Opoja.net

Këto janë komunat ku u konfirmuan rastet e reja me COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net