Opoja.net

Premierliga kërkon kthimin e tifozëve në stadiume

Sport
Premierliga kërkon kthimin e tifozëve në stadiume

Premierliga po kërkon kthimin e tifozëve në stadiume.

Pas komenteve të fundit të kryeministrit Boris Johnson, është shpërndarë frika të tifozët që ata do të ndalohen të hynë në stadiume për gjashtë muajt e radhës

Premier Liga ka lëshuar sonte një letër të hapur për Qeverinë e Britanisë së Madhe ku kërkohet kthimi i tifozëve sa më shpejt në stadiume.

Letra, e cila është shkruar nga bashkëpunim edhe me “Ligën e Futbollit Anglez” (EFL), Federatën e Futbollit të Anglisë (FA) dhe Federatën e Futbollit të Grave të Anglisë, argumetnton se testet e fundit me tifozë të ndeshjeve kanë treguar që tifozët mund të kthehen në tribuna me numër të kufizuar.

Muajin e kaluar, kryeministri Boris Johnson tha se kufizimet e reja qeveritare të dizajnuara për ndaljen dhe shpërndarjen e koronavirusit do të vazhdojnë për gjashtë muaj, e cila gjë ndalon planet për rikthimin e tifozëve në ngjarje sportive në Angli edhe pas 1 tetorit.

Tifozët në disa vende të Europës, si në Gjermani, janë lejuar të rikthehen në stadiume me kapacitet të limituar, me tifozët që mund të kthehen edhe për ndeshjet e Kombëtareve dhe të klubeve që organizohen nga UEFA për Ligën e Kombeve dhe pas ndeshjeve të Kombëtareve.

Edhe pse tifozët nuk janë lejuar të kthehen në ndeshjet zyrtare në Britani, letra argumenton që 11 ndeshje test kanë treguar që tifozët mund t’i përcjellin ndeshjet të sigurt.

“Me EFL, Premier Ligë, Super Ligën e Grave dhe Kampionatin e Grave ne tashme kemi bërë 11 teste të suksesshme ku është domestruar se tifozët do të jenë të sigurt në ndeshje”, shkruan në letër.

“Sa më shpejt që ne mund të rikthehemi, aq më shpejt ne mund ta ribashkojmë komunitetit, shpetojmë vendet e punës, jetësen, bizneset rajonale dhe po ashtu ekonominë Kombëtare”.

“Ne do të vazhdojmë të nxisim Qeverinë që të na lejojë kthimin në mënyrë të sigurt. Është bërë progres pozitivë që ngjarjet e mëdha të artit dhe muzikës janë kthyer duke ruajtur distancën sociale”.

“Edhe futbolli duhet të kejohet njëjtë – duke rregulluar ambientet e jashtme për të shikuar ndeshje”.

Letra nënvizon se si do të duket siguria e tifozëve në stadium.

“Ambientet e stadiumeve lehtë mund të modifikohen dhe të menaxhohen me kujdes”, shkruan aty. “Masat do të shfaqen në ekran për tifozët para se të hynë në fushë, duke instaluar kontrollues të temperaturës, maska, një sistem me një rrugë që lejon kalimin sigurt të tifozit gjatë ndeshjes”.

“Do të këtë edhe pastrime të thella që do të reduktojnë në masë të madhe rrezikun nga virusi”.

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

Muriqi së paku dy javë jashtë fushës

Kushtrim Guraj

Klopp mendon shitjen e Shaqirit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net